E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nis mbledhja e firmave për shkarkimin e Metës, ja kush firmosi kundër
Politikë

Nis mbledhja e firmave për shkarkimin e Metës, ja kush firmosi kundër

Mazhoranca me sa duket nuk po humb kohë në lidhje me hapin e saj të radhës ku sipas informacioneve paraprake ka nisur mbledhja e firmave për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Të parët që kanë hedhur nënshkrimin e tyre pro largimit të Metës nga posti i Presidentit kanë qenë deputetët që janë anëtarë të Komisionit Parlamentar të Ligjeve ndqërkohë i vetmi që ka firmosur kundër në këtë komision ka qenë deputeti Lefter Maliqi, i cili argumentoi se ç’dekretimi io datës së zgjedhjeve  ka qenë një vendim i drejtë.

Maliqi ju ka bërë thirrje edhe deputetëve të opozitë parlamentare që të largohen nga pazaret politike në nuk janë kukulla të Ramës. “Në se keni vlera e dinjitet vendi të kaloj në zgjedhje të parakohshme me ndryshim sistemi zgjedhor. Kalorësi i Rilindjes t’i vërë fre kalit se po e çon në humnerë”, shkruan Maliqi.

“I bëj thirrje deputetëve të Opozitës së re,nëse sjeni kukulla të Edi Ramës,largohuni cdo pazari politik qe mund te bejë me ju për cmëndurin e tij të radhes për Shkarkimin e Presidentit.Nese keni vlera e dinjitet vendi të kaloj në zgjedhje të parakohshme me ndryshim sistemi zgjedhor.Kalorësi i Rilindjes ti vere fre kalit se po e çon në humnerë. Kalorësi spo i sherben as socialistëve as shqiptarëve,arroganca,ironia,hipja e vetes ne qejf po e çon nga dështimi në dështim.Kalorësi ka frikë nga zgjedhjet pasi parandjen humbjen e sigurt.Presidenti tregoj qe eshte burre shteti pasi shmangu perplasjen covile dhe kthimin e vendit në Diktature”, shkruan Maliqi në rrjetet sociale.

Ndërkohë që kjo nismë të shkojë në Parlament duhet të firmoset paraprakisht nga 35 deputetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.