Nis procesi i votimit në 6 bashki, probleme vetëm në zonat malore të Shkodrës
Ka nisur ditën e sotme në orën 07:00 procesi i votimit, ku qytetarët do të votojnë për të zgjedhur kryetarët e bashkive në 6 qytete të vendit.
Bëjmë me dije se sot do të votohet për të zgjedhur kryetarët e bashkive të Shkodrës, Dibrës, Durrësit, Vorës, Rrogozhinës e Lushnjës.
Në të 6 bashkitë do të jenë 941 qendra votimit që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00. Në të gjitha qendrat e votimit do të aplikohet identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të bëhen elektronikisht dhe pritet që rezultati në këtë bashki të dalë edhe më shpejt se në të tjerat.
Ndërkohë kujtojmë se zgjedhjet e pjesshme vendore u dekretuan nga Presidenti Meta më 20 janar të këtij viti për shkak të vakancave të krijuara nga dekriminalizimi apo dorëheqjet.
Sipas raportimeve të deritanishme problematike moti i keq ka vështirësuar procesin e votimit në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Janë dy njësi administrative, Shosh dhe Pult, që për shkak të trashësisë së dëborës votimi ka nisur me vonesë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



