Ka nisur mëngjesin e ditës së sotme aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, duke filluar që nga Ksamili në Velipojë. Siç shihet edhe nga pamjet inspektorë të IKMT-së dhe forca të shumta policie kanë zbarkuar në terren, duke vijuar me prishjen e ndërtimeve pa leje të bëra në bregdet.
Ky aksion është ndërmarrë pikërisht në momentin kur nis kulmi i sezonit turistik, duke bërë që të ketë shumë rrëmujë dhe bezdisje për pushuesit.



