E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nis protesta e opozitës, mijëra qytetarë tubohen para Kryeministrisë
Lajme

Nis protesta e opozitës, mijëra qytetarë tubohen para Kryeministrisë

Opozita ka zbritur sot në shesh kundër Edi Ramës. Pas protestave para Bashkisë së Tiranës, PD ka organizuar sot një protestë kombëtare. Me mijëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë, me parrulla “Narcos”, “Free Berisha”, etj.

Berisha duket se po tenton të masë forcën pas marrjes në vulës, se sa njerëz ka nga pas. Nga ana tjetër, padyshim do të ketë dhe kërkesa në këtë protestë dhe kryerja mbete qeveria teknike.

Në shumë raste Berisha ka artikuluar se nuk ka zgjedhje me Ramën, pasi ai i vjedh dhe funksionarë të lartë të PD, si Luçiano Boçi apo Flamur Noka kanë deklaruar se qeveria teknike mbetet kërkesa e tyre. Po ashtu padyshim qëllimi i kësaj proteste do të jetë dhe për të dërguar një mesazh te drejtësia. Berisha është në izolim shtëpiak dhe shumë nga folësit do të kërkojnë lirimin e tij.

Protesta do të jetë si ato që kemi parë. Do të jenë disa persona që do të flasin te podiumi para Kryeministrisë. Më pas do të jetë Berisha që do të futet live nga shtëpia. Po ashtu do të flasë në podium edhe Ilir Meta.

Duke qenë se te protesta para bashkisë ka pasur molotovë dhe goma të djegura, policia ka dyshime se  mund të kemi edhe para Kryeministrisë incidente. Për këtë arsye mbi 1 mijë efektivë janë në gatishmëri. Mësohet se forcat speciale kanë blinduar Kryeministrinë, teksa janë në gatishmëri dhe autobote uji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.