E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nis shembja e banesave tek Astiri
Publik News

Nis shembja e banesave tek Astiri

Policia blindon Unazen e Re, IKMT nis shembjen e banesave qe preken nga gjurma e projektit, kundershtojne banoret. Forcat të shumta policore kanë zbarkuar heret në mengjes  dhe nuk lejojnë qarkullimin. RENEA dhe makina policie janë në gadishmëri të plotë per të evituar përplasjen  me banorët të cilët janë grumbulluar për të bëre rezistencë duke mos lejuar prishjen e shtëpive të tyre.

Mësohet se ky aksion për shembjen e banesave në zonën e Astirit ishte parashikuar për në datën 17 shkurt, por që u anullua deri në ditën e sotme.

Sakaq, bëhet me dije se FNSH dhe forcat ‘Shqiponja’ kanë zbarkuar te rrethrotullimi në hyrje të Tiranës i njohur si ‘Shqiponja’, ku po mbajnë në kontroll situatën.

Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve është bllokuar dhe policia po devijon trafikun, duke mos lejuar banorët të kalojnë në zonën e shembjes.

Fotot:

j

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.