Nis sot rrugëtimi i Taulant Ballës si Ministër i Brëndshëm

Nga sot Taulant Balla zyrtarisht Ministri i Brendshëm i Shqipërisë.

Në Institucionin e Presidentit u zhvillua ceremonia e betimit të z.Taulant Balla në detyrën e Ministrit të Brendshëm, para Presidentit të Republikës Bajram Begaj.

Fillimisht u lexua formula e betimit: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.”

Me dorën në Kushtetutë, Balla u betua para Presidentit, për të vazhduar më pas me firmosjen e betimit.Në mbyllje të ceremonisë, Presidenti Begaj i dorëzoi Ballës dekretin përkatës të emërimit dhe i uroi suksese të mëtejshme në detyrën e rëndësishme.Në mbyllje të ceremonisë, Presidenti Begaj i dorëzoi Ballës dekretin përkatës të emërimit dhe i uroi suksese të mëtejshme në detyrën e rëndësishme.

Taulant Balla është ministri i 5 i brëndshëm nga qeveria e Rames që nga viti 2013.

Publikuar nga Publik Media