Nis takimi i ” Open Balkan”
“‘Ballkani i Hapur’, nismë gjithëpërfshirëse”/ Rama: Inkurajojmë vendet e tjera në rajon të marrin pjesë. Ja marrëveshjet që do firmosim sot
Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e rastit në kuadër të samitit të Ballkanit të Hapur.

Edi Rama: Objektivi jonë është që të garantojmë lirinë e plotë të njerëzve kapitaleve dhe shërbimeve
Ballkani i hapur është një nismë gjithëpërfshirëse duke inkurajuar të tjerët në rajon që të jenë pjesë e kësaj përpjekje, ndërkohë që ne po ecim përpara.
Në fushën e lirisë së mallrave do të nënshkruajmë marrëveshjen për import eksporteve të kafshëve të gjalla si dhe zbatimin e memorandumit të kalimit tranzit të mallrave mes ne të tresh
Sot do të nënshkruajmë marrëveshjen për veterinarin, sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor.
Sa herë kemi folur për këtë gjë, sa herë kemi rënë dakord përmes samitit të Berlinit, është Ballkani i Hapur ai që po e bën këtë.
Heqim lejet e punës me qëllim që qytetarët të kërkojnë punë.
Vijon edhe sot takimi mes 3 liderëve, kryeministrit Edi Rama, presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur’. Ka qenë i zoti i shtëpisë, Edi Rama që ka pritur në Pallatin e Brigadave Vuçiç dhe Zaev.
Teksa dje takimi i parë u mbajt në Elbasan, dita e sotme do të jetë më intensive me takime dhe konferencë për shtyp të tre zyrtarëve të lartë.
AXHENDA DATA 21 DHJETOR
09.00 – Mbërritja e delegacioneve në Pallatin e Brigadave (mundësi foto)
09.05 – Takimi i 3 drejtuesve (Në Pallatin e Brigadave)
Kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



