E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nis Vettingu në burgje/ Digjen 130 punonjës, ja masat që do merren
Lajme

Nis Vettingu në burgje/ Digjen 130 punonjës, ja masat që do merren

Pas verifikimeve të kryera për pastërtinë e figurës së policëve të burgjevenë vend (vetting-u) rezulton se 130 prej tyre kanë dënime penale.

Për këta punonjës Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do nisë procedim disiplinor.

“Ashtu siç është paralajmëruar nga Ministria e Drejtësisë për verifikimin e pastërtisë së figurës së policëve të burgjeve (vetting-un) në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po kryen verifikimin e të dhënave penale të të dënuarve të raportuar nga regjistri i gjëndjes gjyqësore për të gjithë punonjësit e policisë gjyqësore, në të gjitha nivelet. Ky verifikim bazohet në Nenin 17 pika 1/d i Ligjit nr. 10032 “Për Policinë e Burgjeve”, ku shprehimisht thuhet se një nga kriteret e përgjithshme për t’u pranuar në Policinë e Burgjeve është që personi të “mos jetë dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë”. Bazuar në verifikimin e kryer nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve deri tani rezulton që rreth 130 persona janë me dënime penale”,- sqaron MD për “BalkanWeb”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.