E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nisen autobusët nga rrethet, ja surprizat e protestës së sotme të opozitës
Lajme

Nisen autobusët nga rrethet, ja surprizat e protestës së sotme të opozitës

Një protestë madhështore, dhe jo një ditë lufte. Keshtu ka garantuar dje kreu i PD-se, Lulzim Basha, teksa ka ftuar shqiptaret te mblidhen bashke e te mos rrine ne shtepi duke mallkuar.

Ora 09:00

Protestues te shumte janë nisur nga rrethe të ndryshme të vendit, nga veriu në jug drejt Tiranes ne pergjigje te thirrjes se PD dhe opozites kunder qeverise “Rama”.

“News24” raporton se nga qarku Dibër janë nisur drejt Tiranës rreth 2500 persona e po kaq edhe nga Shkodra. Ndërkaq nga Gjirokastra mësohet se janë nisur 4 autobusë me rreth 400 persona pa llogaritur mjetet private. Nga Saranda rreth 200 persona dhe 100 nga Delvina.

Nderkohe qe nga Korça janë nisur rreth 2100 protestues të PD dhe 700 nga LSI. Rreth 2000 protestues janë nisur edhe nga Lezha. Raportimet nga Fieri flasin për rreth 3000 simpatizantë dhe qytetarë fierakë që janë nisur drejt Tiranës në protesetë.

08:30

“Panorama” raporton sot se pas marshit drejt Kryeministrise dhe ndalimit para godines se kryeministit qe opozita e cileson kryeministi i narkotrafikut, do te mbahen disa fjalime.

Burime per “Panorama” bejne me dije se permes nje lidhjeje me video, pjese e protestes do te jete edhe oficeri i policise qe denoncoi i pari ish-ministrin e Brendshem, Saimir Tahirin per lidhjet e tij me Habilajt ne trafikun e droges.

Para protestuesve permes nje lidhjeje me video do te flasë Dritan Zagani. Nderkohe qe ne proteste do te jene te pranishem me fjalimin e tyre edhe familjarët e Ardit Gjoklajt, qe humbi jeten ne Sharre.

“Ne të gjithë do të jemi në këtë protestë. Unë do të jem me familjen time. Nuk do të jetë luftë, nuk do të jetë as spektakël, do të jetë një protestë madhështore popullore, që do të japë këtë mesazh. Bashkimi i madh i shqiptarëve në këtë protestë do të jetë sinjali më i qartë se kështu nuk do të vazhdohet më, se balanca është zhvendosur përfundimisht në krahun e së mirës, në krahun e shqiptarëve të ndershëm, se nuk ka forcë kriminale, korruptive, banditë të veshur me portofole ministrore apo deputetësh, apo me funksione të tjera zyrtare, të cilët mund të mbajnë më peng Shqipërinë, ekonominë e saj, fëmijët e saj, të ardhmen e saj europiane. Ky do të jetë mesazhi i protestës. Ejani të gjithë! Secili ka hallin, padrejtësinë e vet. Të gjithë bashkohemi në domosdoshmërinë për ndryshim. Dhe nesër do të jetë bashkimi më i madh i shqiptarëve për të shpallur nisjen e këtij ndryshimi”, tha dje Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.