Nishani takohet me presidentin Meta
Pyetur se per cfare faktesh behet fjale, ish presidenti ka dhene kete pergjigje:
“I takon presidentit ti bëjë publike gjërat, por besoj që cdo veprim dhe përfshirje janë në kompleksitetin e tyre të lidhur me minimin e procesit që ka ndjekur presidenti dhe duhet të kemi të nevojshëm që është ndërtimi i shtetit të së drejtës”.
vijon

Ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani ka mberritur ne Presidence dhe ka nisur takimin me kreun aktual te shtetit, Ilir Meta.

Takimi i sotem vjen ne vijim te turit te konsultimeve qe ka nisur presidenti Meta me ish presidentë të vendit, për të diskutuar për krizën që ka përfshirë politikën dhe përplasjen për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.
Burime për Panorama bënë me dije se pas takimit te ores 12:00 me ish presidentin Nishani, Presidenti Ilir Meta do të takohet në orën 18:00 pasdite me ish-Presidentin Bamir Topi.
Nje dite me pare kreu i shtetit priti ne Presidence ish kryeministrin Sali Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



