E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nisin bisedimet mes delegacionit rus dhe ukrainas! Zbulohen 3 pikat që përmban axhenda
Lajme

Nisin bisedimet mes delegacionit rus dhe ukrainas! Zbulohen 3 pikat që përmban axhenda

Bisedimet mes delegacioneve ruse dhe ukrainase kanë nisur. Mësohet se vendi ku është mbledhur tryeza ndodhet në kufirin e Ukrainës, megjithatë nuk dihen shumë detaje.

Në pamjet e publikuara, shihet momenti kur delegacionin ukrainas hyn në një sallë konferencash ku ishte ulur delegacioni rus.

Të dy skuadrat shtrënguan duart përpara se të uleshin për të filluar bisedimet e tyre.

Ky është raundi i dytë i bisedimeve.

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak gjithashtu shkroi në Twitter: Nisën bisedimet me përfaqësuesit rusë. Çështjet kryesore në axhendë:

  1. Ndalimi i menjëhershëm bombardimeve
  2. Armëpushimi
  3. Korridoret humanitare për evakuimin e civilëve nga fshatrat/qytetet e shkatërruara apo të granatuara vazhdimisht”.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.