E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një 18-vjeçar ‘i bën zbor’ policisë për 60 minuta rresht, ja si e kapën
Publik News

Një 18-vjeçar ‘i bën zbor’ policisë për 60 minuta rresht, ja si e kapën

Rrugorët e kryeqytetit ndjekin për rreth 1 orë dhe prangosin një 18-vjecar, për mosbindje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës.

Gjatë patrullimeve policore parandaluese, nga efektivët e Policisë Rrugore Tiranë, i është dhënë shenjë ndalimi për shkelje të semaforit një automjeti në bulevardin “Gjergj Fishta”, me drejtues shetasin V. H., i cili jo vetem nuk i është bindur sinjalit “Ndal” të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar patrullat e Policisë që e ndiqnin, si dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Patrullat e ndoqën përreth 1 orë drejtuesin e mjetit në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, deri sa arritën ta ndalonin dhe arrestonin atë në kushtet e flagrancës, vetëm pasi bllokuan të gjithë rrugën me një kamion në periferi të kryeqytetit.

Arrestimi, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi nga kontrolli në automjetin e 18-vjeçarit me iniciale V. H, i cili kishte vetëm 24 orë që kishte fituar të drejtën për të drejtuar automjetin, u gjetën disa sisteme shtesë pamore, të ngjashme me ato që përdorin mjetet e uniformuara të Policisë, si dhe shenja e simbole të ndryshme të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, vijojnë patrullimet dhe kontrollet pa ndërprerje për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe ata drejtojnë mjetet pas përdorimit të alkoolit. Vetëm përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 në gjendje të dehur dhe 2 të papajisur me leje drejtimi, si dhe janë pezulluar 33 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejëtsi mbi normat e lejuara, 7 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 1 për mosbindje ndaj shenjës “Ndal” të Policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.