Një 30-vjeçar ka tentuar vetëvrasjen, duke u hedhur nga pallati ku jetonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Yzberisht, Tiranë, rreth orës 18:50.
I riu dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore, por ende nuk dihet gjendja e tij.
Nderkohe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.02.2021, rreth orës 18:50, në Yzberisht, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi L. M., rreth 30 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se shtetasi L. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.



