Një 40-vjeçar gjendet i pajetë, trupi i tij dërgohet për ekspertizë mjekoligjore
Një 40-vjeçar ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë në zonën tek Mbikalimi i Patokut. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, ndërsa nuk dihet ende shkaku i vdekjes.
Trupi i pajetë i 40-vjeçarit u dërgua në morgun e Tiranës për ekspertize-mjekoligjore.
“Tek Mbikalimi i Patokut , një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet që si pasojë e një arrsti kardiak ka humbur jetën.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar dëmtime të tjera.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



