Nje akt ngushellimi per nje ngjarje pa ngushellim!
Nga Bledian Koka
Kosova eshte tronditur nga nje ngjarje e tmerrshme e perdhunimit te 11 vjecareje nga 5 persona. Nje akt makaber ku njeriu nuk mund te krahasohet me asnje kafshe mbi faqen e dheut. Samedin Ahmeti eshte drejtori i Pergjithshem i Policise se Kosoves sapo ka dhene doreheqjen. Nje akt reflektimi perballe deshtimit jo vetem te policise, por nje pikepyetje e madhe per sigurine e qytetareve te shtetit. Si perhere, cdo sjellje parimore ne Kosove na tregon batakun ku jemi zhytur ne ne Shqiperi! Nje muaj me pare ngjarja e Potamit e zhberi te gjithe zinxhirin shteteror dhe ne kembim i vetmi qerpik qe levizi ishte doreheqja nje zv/ministrje pa lidhje! Prej dy ditesh ajo qe shohim e degjojme eshte se Drejtori yne i Policise mund te shkarkohet “me doreheqje” vetem se ka ca hatermbejtje per pune tarafi me Ministrin e Brendshem ama sot e gjithe diten nuk asnje mea culpa per kriminin qe ka marre dhene. 4 te vrare ne me pak se 12 ore, dy mbreme ne Lezhe e dy pak me pare ne mes te Tiranes. Njerez qe raportohen te zhdukur, police adjutante te bandave, police me skafe qe bejne hatane ne brigjet e deti, tonelata droge qe “zhgoganohen” pa taks e nen mbikeqyrjen e policise. Une nuk them qe Gledis Nano eshte i perfshire, por kur ti e sheh qe ferra ka marre uraten per ca rri e behesh pis!
p.s….jep vlla doreheqjen e mos u qurravit neper celularet gazetareve jo ika jo do rri! Ik Vlla lere Edi Ramen te mbytet ne batakun e vet!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



