Një anonim politik që zëvëndësoi Taulant Ballën
Eksperimetet e e autokratit Rama nuk kanë të sosur!
Ministria e Brendshme, një ndër më të rëndësishmet jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë, zakonisht drejtohet nga një figurë e sprovuar politikisht. Kjo për shkak se ministri i Brendshëm shpesh shihet si një kandidat potencial për kryeministër në të ardhmen (kuptohet, jo në Shqipëri, ku kryetari është i pashai i përjetshëm).
Emërimi i Ervin Hoxhës në krye të kësaj ministrie habiti të gjithë. Në sallë dhe në media, kur Rama përmendi emrin e tij, të gjithë pyesnin: kush është ky?
U desh pak kohë për të zbuluar se kush ishte Ervin Hoxha. As të vetët nuk e njihnin, imagjino publiku. Madje, as në Google nuk i dilte emri deri para një dite. Kjo lëvizje, përveçse pa asnjë logjikë politike, duket më shumë si një akt arrogance nga Edi Rama, që iu tregon të vetëve se mund të marrë një anonim politik dhe ta vendosë në postin më të rëndësishëm, dhe të gjithë e miratojnë në heshtje dhe me kokën ulur, madje duke duartrokitur.
Zëvendësimi i Taulant Ballës me një figurë anonime si Ervin Hoxha në krye të Ministrisë së Brendshme nga Edi Rama ka ngjallur mjaft diskutime dhe spekulime. Ja disa arsye të mundshme për këtë lëvizje:
1. Neutralizimi i rivalëve të mundshëm: Taulant Balla është një nga figurat e fuqishme dhe me ndikim brenda Partisë Socialiste. Duke e larguar atë nga një post kyç, Rama mund të ketë synuar të dobësojë pozitat e tij dhe të sigurojë që askush të mos sfidojë autoritetin e tij brenda partisë.
2. Kontroll më i Madh: Një figurë anonime si Ervin Hoxha është më e lehtë për t’u kontrolluar dhe menaxhuar. Rama mund të ketë dashur një ministër që të jetë plotësisht i varur nga ai dhe të mos ketë ambicie politike të pavarura.
3. Mesazh për të vetët
Duke emëruar një figurë të panjohur në një post të tillë të rëndësishëm, Rama mund të ketë dashur t’i tregojë partisë dhe publikut se ai ka fuqinë të bëjë çfarë të dojë dhe se besnikëria dhe përulësia janë më të rëndësishme se përvoja dhe njohuritë.
4. Presionet e jashtme
Mund të ketë pasur presione ndërkombëtare apo nga grupe të interesit brenda vendit që kërkonin një ndryshim në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, veçanërisht për të përmirësuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
5. Përcaktimi i agjendës së re
Duke sjellë një fytyrë të re dhe të panjohur, Rama mund të ketë synuar të përcaktojë një agjendë të re për Ministrinë e Brendshme, duke distancuar administratën aktuale nga politikat e mëparshme dhe duke krijuar një imazh të ri dhe më dinamik.
Në çdo rast, ky zëvendësim tregon për mënyrën autokrate të Ramës, i cili preferon të mbajë një kontroll të fortë mbi qeverinë dhe të sigurohet që të gjithë figurat kryesore të jenë plotësisht besnike ndaj tij.
Por, historia tregon se këta anonimët politikë që ka sjellë disa herë Rama në qeveri, gjithmonë kanë dështuar. Kujtoni Gent Cakon, i cili u prezantua si ylli i ri i diplomacisë shqiptare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



