E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një dekadë nëpër gjyqe! Gërdeci, tragjedia vazhdon…
Lajme

Një dekadë nëpër gjyqe! Gërdeci, tragjedia vazhdon…

 

 
 
 
 

Ilirian Deliu në 15 mars 2008, sapo i ka shpëtuar shpërthimit në të cilin humbi pesë anëtarë të familjes së tij. Banesa e famijes Deliu gjendej pranë fabrikës së demontimit.

 
 
 
 

Në përvjetorin e 10-të të tragjedisë ai kthehet në Gërdecin që ia mori të gjitha. Tashmë është lëndinë, por dikur aty ndodhej shtëpia e tij.

“Isha tek shtëpia, kur ndodhi shpërthimi, nuk mbaj mend pastaj e kam parë veten të zhveshur, më tej ika , futa duart në xhepa për të parë kuletën se aty kisha foton e familjes se e dija që i kisha humbur të gjitha, e kuptova këtë gjë, ia thashë edhe vëllait i humbet të gjitha”, rrëfen Iliriani.

“10 vjet më parë unë isha këtu në Gërdec për të raportuar për tragjedinë e 15 marsit që shënoi 26 të vrarë, 300 të plagosur dhe dëme të pallogaritshme. Prej asaj dite përveç dhimbjes së banorëve kanë mbetur fare pak gjurmë. E tillë është edhe banesa e Hamid Kurtit , i cili u largua pas tragjedisë së 15 marsit bashkë me familjen , duke e lënë shtëpinë të shkatërruar plotësisht për të mos u kthyer më”, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Banorët kthehen çdo vit në vatrën e shpërthimit, aty ku janë të gdhendur emrat e të vrarëve. Në këtë 10-vjetor mungonin politikanët.Megjithëse çekiçi i gjykatave ka rënë, për ata që u prekën nga kjo tragjedia drejtësia nuk ka folur ende.

Rabija, një prej 300 të plagosurve të asaj dite, ishte duke punuar në fabrikën e demontimit kur ndodhi shpërthimi. Koha ka kaluar por ajo ende sorollatet nga spitalet në .gjykatë

Aktualisht në gjykatën Administrative 120 banorë të Gërdecit presin që gjykatat të shprehen për paditë e tyre në të cilat kërkojnë dëmshpërblim për të vrarët dhe të plagosurit. Vetem 30 prej tyre kanë marrë drejtësi, por edhe disa prej tyre janë përplasur në Gjykaten e Lartë, pas rekurseve të ministrisë së Mbrojtjes që refuzon dëmshpërblimet. Avokati Dorian Matlia, i cili përfaqëson familjet e dëmtuara të Gërdecit, thotë për Top Channel:

Dorian Matlia – Edhe kabineti Berisha edhe kabineti Rama kanë të njëjtin qendrim përsa i përket ngjarjes së Gërdecit.

Anila Hoxha – Që është?

Dorian Matlia – Qendrimi është mohues që shteti nuk ka asnjë faj, po janë disa individë që kanë faj.

Anila Hoxha -Me këtë argument i është drejtuar Ministria e Mbrojtjes me rekurs?

Dorian Matlia – Po vazhdimisht

Pasi kanë hequr dy pllakatat e vendosura nga qeveri të ndryshme, banorët janë bashkuar duke vendosur një të vetme për llogari të tyre. Dera e radhës ku kanë trokitur është zyra e Prokurores së Përgjithshme të perkohshme Arta Marku, të cilës i kanë kërkuar rihapje të hetimeve.

“Kush qëlloi ministër, kryeministër apo zëvendës kryeministër, apo drejtor çfare ishte , apo ushtarak , ata le t’i hetojë”, thotë Feruzan Durda, i cili ka humbur djalin dhe kunatën në këtë tragjedi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.