Një grua gjendet e mbytur në detin e Durrësit
Një grua 70 vjeçare është gjetur e mbytur në qytetin e Durrësit.
Sipas informacionit paraprak gruaja nuk ka shenja dhune në trup.
Nuk dihet ende identiteti i gruas e cila ishte e veshur me rroba të zeza dhe kishte flokë të gjata e të thinjura.
Mësohet se në breg të detit është gjetur një shkop një çantë dhe një palë këpucë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



