E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një histori nga Tërbaçi dhe  7 votat e komisionerëve të opozitës
Lajme

Një histori nga Tërbaçi dhe 7 votat e komisionerëve të opozitës

Av Përparim Çaça

Liria eshte nje peme me shume rrenje- thoshte Carlo Cattaneo, politolog, shkrimtar , filozof italian, qysh nga viti i larget 1860.

Duke marre shkas nga zgjedhjet e fundit ne Himare, duke analizuar shifrat zgjedhore, po ndalem pak tek rezultati i fshatit Terbaç, ne Lumin e Vlores, Njesia Administrative Hore-Vranisht..! 330 me 7..!!

Kur isha ne detyre si Kryetar i Komunes Synej, ne vitin 2011, nese nuk gaboj, kam qene i ftuar nga deputeti i Lumit te Vlores, miku im Fatmir Toçi dhe ish Kryetari i kesaj Komune Simbol Pazaj, ne nje mes gushti per te qene i ftuar i nderit ne festen e fshatit Kuç, ftese qe e prita me shume kenaqesi… Ne fakt, shkas u be vleresimi nga ana e Komunes Synej , i njerit prej djemve te fshatit Kuç, Besnik Idrizi, qe gjate kohes se sherbimit Ushtarak ne Kalane e Turres, kishte humbur jeten tragjikisht ne kete repart… Impresioni i pare, ishte nje pritje e mrekullueshme, nje respekt i papare, njerez me shume bujari dhe miresi, te cilet me bene shume here te skuqesha dhe te perulesha para tyre, madje u vleresova me titullin e larte si qytetar nderi i kesaj Komune, krahas vleresimeve nga shoqata ” Laberia” dhe shoqata te tjera.. Pas mbarimit te festes,shkova qe te fle ne nje nga shtepite e fshatit( ndoshta me e mira), ku ne dhomen e gjumit nuk mungonte fotografia e shokut Enver dhe nje liber i tij , ” Me Stalinin”.. Kur u ngrita ne mengjes , gjeja e pare, i bera nje vizite fshatit, pashe qe ne kete fshat koha kishte ndaluar ne vitin 1970, deri tek dyqani i fshatit, qe ishte si qemoti, rruget, shtepite, ( shtepia me e re ishte besoj e viteve ’80) dhe me beri pershtypje qe gjeja me e vecante, me e mbajtur, ishin varrezat e deshmoreve dhe lapidari perkates, ku ishin te lyera te gjitha varret, lapidari, rrugicat , gjithcka shkelqente… Ky fshat, kjo treve, rrenjen e vet, traditen e vet, krenarine e vet, e kishin dhe e kane te lidhur me luften antifashiste nacional-clirimtare,( kaq te diskutueshme), me Partine Socialiste, ku kreret me te larte nuk harronin kurre te ishin prezent cdo mes gushti ne Buronje, ku festonin çlirimin nga pushtuesit dhe ne gjykimin tim edhe pushtimin e ri te sitemit komunist… Asokohe nuk kishte rruge te shtruar me asfalt per ne Kuç, madje nga Vlora ne Kuç duheshin mbi 2 ore te mira, por vota per Partine, nuk mungonte, pasi ajo jepej ne bllok, si nje grusht i bashkuar kunder armikut dhe aty mu kujtua Cattaneo, nje filozof shume i dashur per mua, qe ajo pema ketu kishte vetem nje rrenje, me nje liri false, qe nese nuk ishe i majte, te benin me gisht si ne kohen e qoftelargut, si kulak, si jo i denje per kete shoqeri, me vetem nje rrenje, pasi te tjerat ishin prere me kohe..! Thene kete, nuk ndryshon asgje, nga zgjedhjet ne zgjedhje, ku flamuri i nazionalizmit( jo patriotizmit), me urdher te Partise te detyron qe nje “Grek te Partise” ta quash shok dhe ta votosh dhe nje “Grek” te opozites, ta quash armik dhe te mos marre as votat e komisionereve ( tre komisionere x4 persona ) minimalisht te ishin 12 vota, por jo, ketu votohet me ate liri qe ekziston , me ate rrenje qe politika ujit papushim per interesat e saj..!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.