Një ide për Kinostudion “Ballkani i Hapur”
Besoj se shumë nga marrëveshjet e Ballkanit të Hapur janë pozotive. Lëvizja e njerëzve, eliminimi i burrokracine për njerëzit që duan të punojnë, lehtësira në fushën e turizmit dhe bërja e planeve të përbashkëta etj. Nuk di se çfarë ndikimi do të ketë në ekonominë tone, që është më pak konkurentja në rajon dhe rrezikon të mbytet nga “Made in Serbia”.
Por ajo që më tërhoqi më shumë vëmendjen është projekti për krijimin e një industrie të përbashkët filmike, të cilën unë po e quaj Konistudio “Ballkani i Hapur”.



Duke parë dretj të ardhmes, dhe për të mos harruar të shkruan në mënyrë që të mos e përsërisim, unë propozj që filmi i parë që të prodhojë kjo Kinostudio, të jetë për masakrat e serbëve në Bosnje dhe Kosovë.
Hollivudi e dhjetra studio të tjera në SHBA dhe Europë, kanë prodhuar qindra filma për Holokaustin dhe falë tyre, sot njerëzimi e njeh nazimin sikur ta ketë përjetuar vetë.
Mendoj se edhe këto barbarizma e meritojnë një produkt kinematografik me permasa hollivudiane. Ndoshta pas kësaj serbët kërkojnë një ndjesë publike dhe kështu e lëmë më lehtë të shkuarën pas krahëve dhe mund të binden edhe Kosova dhe Bosnje-Hercegovina të bashkohen me Ballkanin e Hapur.
Ballkani nuk mund të jetë peng i të shkuarës, por popujt e tij nuk mund të sillen sikur ajo nuk ka ndodhur.
Ne foto: Dy prej krimeve barabre serbe ne Kosove 1999, te dokumentuara
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



