E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një kandidat për deputet, ishte protagonist në sherrin e Palasës
Lajme

Një kandidat për deputet, ishte protagonist në sherrin e Palasës

Detaje të reja kanë dalë nga sherri masiv që ndodhi mbrëmjen e 24 Gushtit në clubin “Sin Eat Drink Dance” që ndodhet në Palasë.

https://www.instagram.com/reel/C_KiC4itjgV/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Personi që shihni në këto pamje filmike i cili nga përleshja masive është goditur me sende të forta dhe rrëzuar në tokë pa ndjenja, sipas policisë së Himarës rezulton të jetë Artur Koçeku.

Koçeku, nuk është i panjohur nga policia kriminale, pasi emri i tij është përfshirë në disa ngjarje.

Kohët e fundit ai jetonte në Dubai dhe mbrëmjen e 24 Gushtit, kishte shkuar së bashku me miqtë dhe shoqërinë në ambientet e clabin “Sin Eat Drink Dance” në Palasë, për të ndjekur performancën e këngëtarit grek, Argiros Konstantinos.

Por Artur Koçeku është konfliktuar me disa persona të tjerë, sipas policisë shkak ka qenë se janë lagur  me shampanjë.

Kaq ka mjaftuar që të pranishmit e dy tavolinave të përfshihen në një përleshje masive mes dy grupeve, ku si pasojë e goditjeve Artur Koçeku, ka humbur ndjenjat duke u shembur në tokë.

Pamjet filmike tregojnë një kamarier të clubit që sjell ujë me grushte duke e lagur në fytyrë Artur Koçekun. Ndërsa disa minuta më vonë ai përmendet me ndihmën e personave të tjerë, duke marrë mjekim në spital.

Sipas burimeve të policisë, Koçeku, aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë komisariati i Himarës ka kryer verifikimet e nevojshme, duke shpallur në kërkim dy personat Xhoni Spaho nga Tirana dhe Genti Baleci nga Durrësi, të cilët janë identifikuar nga kamerat e sigurisë se kanë goditur me sende të forta Artur Koçekun.

Xhoni Spaho, rezulton që të ketë kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, nga radhët e Partisë “Aleanca për Demokracinë e Re”, që drejtohet nga Edmond Stojku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.