E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një kineze dhe një shtetas nga Kosova bien në pranga për prostitucion dhe shfryetëzim të qenieve njerëzore
Lajme

Një kineze dhe një shtetas nga Kosova bien në pranga për prostitucion dhe shfryetëzim të qenieve njerëzore

Shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në pranga në lagjen nr.13, në Durrës, pasi akuzohet në Kosovë për trafikim qeniesh njerëzore. Bëhet fjalë për Dodë Rica, 47-vjeçar, i lindur në Mirditë, i cili është pronar i një lokali nate në Prishtinë.

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim personash”.

Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar ekstradimin e shtetasit.

Rrjeti i prostitucionit në Tiranë, i organizuar nga dy gra kineze, është goditur nga Policia e Tiranës dhe Prokuroria.

Është arrestuar 52-vjeçarja kineze Yhong Yang, banuese në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtorja e saj me inicialet N.D. 38 vjeçe nga Kina, banuese në Tiranë për akuzat “Shfrytëzimi prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë edhe shtatë vajza të huaja, të cilat ushtronin prostitucion.

Bazuar në hetimet e bëra, dy tutoret kineze rekrutonin vajza kineze dhe filipineze nëpërmjet rrjeteve sociale, të cilat qëndronin në një ambient të marrë me qira pranë Prokurorisë së Tiranës.

Në këtë ambient realizoheshin fotografitë erotike të vajzave dhe reklamoheshin në faqen “Escort Tirana” për t’i shfrytëzuar kundrejt tarifave nga 150 deri në 300 euro.

Në çastin që vajzat kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy tutoret ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve.

Shtetasja me inicialet N. D., e cila është në kërkim duke i bërë presion me anë të fotografive ka marrë shumën 15000 euro nga një prej vajzave të shfrytëzuara, pasi kjo e fundit kërkoi të hiqte dorë.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 4500 Euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal, 1 laptop, 3 aparate celulare, 2 pasaporta, dhe 3 fletore me shënime.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.