E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një komb që nuk mbron fëmijët dhe familjen, humb të ardhmen
Flash

Një komb që nuk mbron fëmijët dhe familjen, humb të ardhmen

Rrëfimi i Luanës, dikur Ersildit, i transmetuar në Euronews Albania, më ka tronditur shumë dhe ka hapur një debat të domosdoshëm për mbrojtjen e fëmijëve dhe rolin e familjes në shoqërinë shqiptare.

Ajo tregoi se si, në moshën 14-vjeçare, u përfshi nga organizata që vepronin nën petkun e “mbrojtjes së identitetit gjinor”, duke e shtyrë drejt terapive hormonale pa dijeninë dhe miratimin e prindërve, vetëm 14-vjeç.

“Më thanë se kisha lindur në trupin e gabuar. Më morën pa mbështetje familjare. Sot e ndjej veten viktimë të një ideologjie që më shkatërroi jetën,” rrëfen ajo.

Dëshmi e gjallë e një realiteti të errët që ngre një alarm për institucionet dhe shoqërinë: pas retorikës së “tolerancës” e “diversitetit”, shpesh fshihen struktura që ushtrojnë ndikim të dëmshëm mbi të miturit, duke cenuar identitetin, shëndetin mendor dhe marrëdhëniet familjare.

Është paradoksale dhe e dhimbshme që miliona euro investohen për projekte që shpërbëjnë konceptin e familjes, ndërsa prindërit që përpiqen të mbrojnë fëmijët e tyre shpesh mbeten pa asnjë ndihmë apo zë institucional.

Ky është një realitet alarmant që kërkon veprim urgjent:

Transparencë mbi fondet dhe organizatat që veprojnë në emër të “të drejtave gjinore” në vendin tonë.

Forcim të mbrojtjes ligjore të fëmijëve ndaj çdo forme manipulimi psikologjik apo presioni ideologjik.

Investim në familjen shqiptare si bërthama e shoqërisë dhe garancia më e fortë për zhvillimin e shëndetshëm të brezave të rinj.

Sepse një komb që nuk mbron fëmijët dhe familjen, humb rrënjët, vlerat dhe të ardhmen e vet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.