E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një lajm i mirë për motin  në vijim
Lajme

Një lajm i mirë për motin në vijim

Pas disa ditëve me mot të ftohtë duke nisur nga e marta pasdite në të gjithë vendin pritet një rritje e temperaturave me 7 gradë celcius.

Sinoptikani i Institutit të Gjeoshkencave thotë se vendi do përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore ndërsa temperaturat do të kthehen në mesataren historike të muajit janar.

“Presim që të ndryshojë ndjeshëm gjatë pasdites së sotme me ardhjen e një mase ajri relativisht të ngrohtë që do të sjellë një rritje temperaturash prej 7 gradë në rang vendi”, thotë Metodi Marku për Ora News.

Temperaturat më të ulta në vend gjatë të hënës dhe të martën u shënuan në Korçë dhe në Kukës.

“Ishte dita më e ftohtë. Në Korçë termometri zbriti në -14 gradë celius, në Peshkopi -12 dhe -8 në Kukës.  Edhe në ultësirën perëndimore temperaturat ishin të ulëta -9 gradë jashtë zonave urbane dhe më të larta brenda zonave urbane, në Tiranë -5 gradë

Temperaturat e ditëve të fundit  nën mesataren e tyre historike nuk parashikohet të përsëriten në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.