E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një leksion shqiptar për Gjermaninë
Publik News

Një leksion shqiptar për Gjermaninë

“Ne, Shqipëria, nuk besojmë se tamponat në kufi për ata që hyjnë në vendin tonë, kanë ndonjë efekt real në luftën kundër covidit dhe si ne ka plot shtete që nuk besojnë në këtë strategji. por ama ka edhe plot shtete, që njësoj si Greqia kanë zgjedhur këtë strategji.”

Pasazhi i mësipërm ishte ai që më bëri përshtypje në deklaratën e djeshme të kryeministrit të vendit tim.

Për krahasim, në Gjermani, vendi i cili jepet si modeli për t’u ndjekur në luftën kundër COVID-19, testimi në aeroport kryhej gjysmë-vullnetarisht dhe me pagesë prej disa muajsh dhe, që prej fillimit të muajit gusht, ofrohet me detyrim dhe falas për këdo që vjen nga vende të caktuara.

Nnuk është hera e parë që qeveritarët shqiptarë hedhin dyshime mbi dobinë e testimit.

Para disa muajsh, ishin zyrtarë të lartë të ministrisë dhe komitetit që vunë në dyshim besueshmërinë e testeve dhe nevojën për të rritur numrin e tyre.

Po kështu nuk është hera e parë që krahasohemi me vendet e tjera.

Në muajin maj, ishin po anëtarë të komitetit dhe deputetë të njohur që krahasonin Shqipërinë me botën dhe arrinin në përfundimin se qeveria jonë kishte bërë një punë 50 herë më të mirë se Italia dhe 10 herë më të mirë se Gjermania.

Realiteti vetëm dy muaj më pas fatkeqësisht flet ndryshe.

Edhe për shkak se jemi vendi i fundit për testime në Evropë, jemi tashmë ndër vendet e para në Evropë nga numri i rasteve të rinj me COVID-19 dhe për nga numri i vdekjeve ditore për për 1 milion banorë.

Gjermania, ekspertët e të cilës “gabojnë” kur testojnë në kufi, ka patur 66 vdekje nga COVID-19 në muajin gusht, kurse Shqipëria, 30 herë më e vogël dhe e drejtuar nga ekspertë dhe qeveritarë “vizionarë” që pritet të “iluminojnë botën” ka pasur 71 vdekje në të njëjtën periudhë.

Për paralelizëm, Gjermania teston dhe lë në radha kilometrike qytetarët e vet kur kthehen nga pushimet, kurse Shqipëria në qershor nuk testonte as turistët e Lukashenkos (në atë kohë nga vendet më të prekur në EVropë), por i priste me lule në aeroport.

Megalomania e qeveritarëve shqiptarë nuk paska kufi!

Në vend që të përmirësojë rrënjësisht situatën katastrofike me testimin dhe çdo element tjetër të përgjigjes ndaj COVID-19, qeveria jonë ende vazhdon të besojë se mund t’i japë mend botës për të luftuar COVID!!!

Duan apo nuk duan qeveritarët dhe “ekspertët” tanë, pa testim nuk ka kontroll mbi COVID-19! D

Dhe pa kontroll mbi COVID-19, Greqia, Gjermania dhe vende të tjera ku punohet me vepra dhe jo me propagandë do të vazhdojnë të na mbyllin dyert dhe të na izolojnë!

Ftkeqësisht ai që penalizohet është gjithmonë qytetari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.