Nje letër për Nikollë Lesin
Solidarizohem me ty dhe dënoj shantazhin policor. Por problemi policor i Ramës është më i pakti sot në median shqiptare.
Besoj, se sot do të ketë telefonuar Frangaj , se e kishe bashkepunëtor dhe aksioner ne “KJ” ne vitet e para , ateherë kur gazeta shitej dhe ishte dritare informative për vendin. Tani qe ia ribleve, gazeta nuk ka shitje dhe ti e di Niko gazetat nuk mbijetojnë në Shqipëri , si peshku në rërë.
Duhen para shumë, reklama dhe tregu është i papërfillshëm.
Kot të pyeya për Sandrin, se ai ka televizione , frekuenca, platforma, ndërtime, biznese, leje ndërtimi, reklama shtetërore dhe nuk ka kohë të të çojë selam o Niko!
Mos më thuaj se te telefonoi Vjollca…! Grua e vetme mes ujqerve , gjyqe, kioska, tendera, Digitalb, taksi dhe nuk ta ka ngene ty, o Niko! Dikur ish “Topi” i Tanit tani eshte “Topi i Rilindjes”…
E vras mendjen edhe per Dulakun ! Ia futa kot: Tringu, televizion, spektakle, resorte, tendera, ndertime, reklama …
Po sikur te jete kujtuar Irfani?! Me gjithe ato biznese, universitet, gazeta portale, tv , kredira, ndertime , jo jo genjeshter!
Për kulture nga bunker art, them do jete kujtuar Bolino. Shit e bli e merr leke shqiptare !
Ç’i duhet Bolinos te ngaterrohet me ty Nikolle…se ia pret burimin Rilindja!
Vras mendjen, po kam frike te pyes: mos te mori gje Ylli Ndroqi i disa televizioneve dhe pijeve energjike…?! Ose të pakten si konsull nderi i Meksikes? Boo paradoks! Sigurisht Henri Cili qe ke patur ne pune me siguri te ka bere nje telefon kortezie. Po nuk te ka bere eshte e thelle puna!
Nikolle eshte Universitetiiii…
Thomai , drejtori i plotfuqishem nga instikami i RTSH -se PUBLIKE jam i sigurte qe nuk ja ka ndjere fare se po ben vetingun digital te frekuencave ne eter… …. Koco Kokedhima ka shume pune per te Zgjidhur me Ramen dhe nuk te ka ne defter hic. Shoqata gazetaresh dhe sindikata ti e di qe nuk ka Niko prandaj mos u merzit fare.
Ta zeme se mund te kujtohej Avokatja e Popullit, beji nje sms Bashes qe ky ti beje nje sms Rames qe ajo te kuptoje qe merr rroge nga taksat tona…!
Vras mendjen mos kam harruar ndonjerin qe mund te jete kujtuar pervec Fuges, Lalit ? Askush per be! Oligarket te kane inat ty Niko se je ferre neper kembe…!
Meqe u kujtova ti i paguan rregullisht rrogat e gazetareve te tu! Po qindra qe mezi e shtyjne muajin? Ata nuk shkruajne dhe nuk te telefonojne dot Niko. Tani ja te themi trashe dhe troc per problemin e medias tone
Problemi i medias me Edi Ramen nuk eshte problem policor dhe as tatimor tashme. Kemi qindra gazeta, tv, radio dhe kush lexon e shikon me pare nga me pak se 2 milione votues zyrtare?
NIko mos mbaj shprese.
Po ke llogari me FB hap “TV Lesi “dhe ke pak kosto. Reklama dhe leke nuk ka per ty. Kerko mbeshtetje nga bashkepuntoret e tu ne vite,dhe nuk harxhon shume leke. Te pakten i thua gjerat si ta ndjen ty. Nuk te bertet as polici as Fuga dhe as Meta. Platformat Tring e Digitalb, Niko nuk paguajne asnje kacidhe per të drejta filmash, autoresh, transmetimesh etj.
Te pakten jemi te privilegjuar se shikojme filmat me te fundit pa u bërë sefte ne kinemate e botes, qe paguan.
Media dhe koleget kane heshtur dhe kane refuzuar te trajtojne shkerrmoqjen e RTSH-se, entit publik qe do sherbente si rregullator i tregut. Aty nis problemi.
Sot, pronaret e mediave te medha jane kthyer ne ortake te ministrave te rilindjes.
Dhenia e liçences se trete te frekuencave per pronaret e Top Channel. S’duhej te kishin marre as te dyten, por kapen te treten.
Niko, veshtire te ketë media, sic e ka bota ketu tek ne, sepse oligarkia dhe 4 kokrra kontrollojne tregun. Keshtu eshte bota ! Beji vete nje telefon Sandrit dhe i thuaj: “A e do ta shes përsëri gazetën me çmim të arsyeshëm?!
Naim Noka
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




