E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një mesazh i hapur për shpifësat dhe për gjobaxhinjtë e Caro Bolinos
Flash

Një mesazh i hapur për shpifësat dhe për gjobaxhinjtë e Caro Bolinos

Naim Noka

Ciao Caro Carlo! Publik.live ështē e hapur dhe tē boton shkrimin tënd dhe të përshendet me një audio tjetër tē ‘Patllake gjobëmedias’ , i cili dje shkaktoi dramë në jetët e dy qytetareve, nënave dhe motrave të dikujt, të cilat qëlluan fajtore sepse mbajnë mbiemër të njejtë me mua. ‘Patllakja i bëri prostituta’ ndërsa ti Caro Carlo diskuton akoma për ‘patllaken’ e Report TV, Shqiptarja dhe patllakja. Ma dai Caro Calooooo…

Karlo po të jap një përgjigje të thjeshtë meqë ke shkruar një mesazh që bën rolin e budallait dhe naivit. Nuk do të konsumoj aspak kohë me matrapazët dhe ‘patllakemediat’ e tua. Në gazetari ka një rregull fakti ose qëndron ose jo. Vetëm pak minuta pas publikimit të audiove të ‘patllakes Adriatik’ e kisha të pamundur të komunikoja me dhjetëra ndërhyrje dhe kërcënime ne telefonin tim. Patllakja e medias që je pronar më kërcënoi me sms.

Por nuk u ndal me kaq por vuri në lëvizje miq nga media. Pastaj pa turp e pa skrupuj,i dashur Carlo më bëri tutor të dy nënave dhe motrave duke trazuar keq jetën e tyre në Londër. Më bëri me shumē pasuri e prona. Pastaj kur familjarët që i përdhosi publikisht patllkja e Reportit tënd Adriatik shkuan në polici për kallëzim, turpi i gazetarisë e hoqi dhe kërkoi falje por gjëmën e bëri. Këtu më duhet ta mbyll Caro Calo me këtë Audion poshtë:

Jetoje jetën Caro Carlo se naltmadhëria ta ka bërë të bukur, bëj çfarë ta ketë kokrra e qejfit por kur ka të vërteta dhe fakte mos bëj rolin e idiotit. Ciao Caro Carlo! …..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.