Një nga makinat në kanal, autoambulanca merr viktimat
Dy persona humbën jetën mbrëmjen e kësaj të enjte në aksident në aksin Levan-Tepelenë.
Përplasja tragjike e dy automjeteve ‘Zafira’ dhe ‘Ford’ ka ndodhur pranë fshatit Buzëmadh. Katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Përplasja ka qenë mjaft e fortë, pasi njëra prej makinave të përfshira në aksident, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra është shkatërruar krejtësisht në pjesën e përparme.
Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



