E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një pjesë e Tiranës pa drita, ja zonat ku do ketë ndërprerje
Lajme

Një pjesë e Tiranës pa drita, ja zonat ku do ketë ndërprerje

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se një pjesë e Tiranës ditën e sotme do jetë pa drita.

Ndërprerja do të bëhet për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e rrjetit të ri të shpërndarjes së energjisë elektrike TM 20 kV fideri 356 i NST Rajonal 220 kV, si dhe instalimin e rrjetit të ri 20 kV në disa kabina.

Energjia do të stakohet në 3 fidera të stacionit rajonal dhe punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00 – 15:00.

Sipas njoftimit të OSHEE, energjia do të ndërpritet për abonentët e këtyre zonave:

Zona pranë ish parkut të autobuzave në rrugën “Don Bosko”, rruga “Shahin Matraku”, rruga “Anastas Shundi”, pranë ish-Uzinës ”Dinamo”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.