E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Një qëndrim prej gangsteri i Edi Ramës ndaj trupës akademike
Lajme

‘Një qëndrim prej gangsteri i Edi Ramës ndaj trupës akademike

“Një gangster i vërtetë politik”: Kështu e ka parë, ish-Kryeministri Sali Berisha, sjelljen e kreut të qeverisë, Edi Ramës, sot në Senatin e Universitetit të Tiranës, sjellje që e ka dënuar me ashpërsinë më madhe.

Në një reagim të tijin në rrjetet sociale lidhur me takimin që u shfaq live, Berisha shkruan: “Pasi në një akt të pashembullt në historinë e vendit, e ka lënë pa rroga trupën akademike të universiteteve publike, sot Edvin Kristaq Rama në një takim me përfaqësues të tyre u soll si një gangster i vërtetë politik.

Ai shfrytëzoi takimin për të ofenduar dhe poshtëruar me gjuhë gangsteri të vërtetë, këtë trupë akademike, duke i quajtur “bisht kavalli” dhe i kërcënoi me as me shumë dhe as me pak por me prerje kokash!

Ky qëndrim dhe këto fjalë nuk janë dëgjuar kurrë në historinë e univesiteteve publike as në ditët më të zeza të diktaturës hoxhiste.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe gjuhën prej gangsteri, ofendimin dhe poshtërimin nga ana e këtij llum-kazani, të asistentëve, pedagogëve, profesorëve por edhe studentëve, të cilëve ata u japin mësim, iu bëj thirrje të gjithë këtyre të dalin nga konformizmi i tyre dhe në emër të dinjitetit dhe integritetit të tyre njerëzor, të mbrojtjes së botës universitare akademike, të ngrihen kundër këtij gangsteri me pushtet dhe narkoshtetit të tij!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.