Një rast tjeter dhune në familje, këtë herë në Pogradec
Një rast tjetër dhune është raportuar nga qyteti i pogradecit ,një burrë ka dhunuar gruan e tij, por kunati nuk ka duruar dhe ka grushtuar dhunuesin . Konkretisht D. A., 33 vjeç, ka rrahur gruan dhe E. Q., 35 vjeç ka goditur me sende të forta shtetasin D. A.
Njoftimi i policisë;
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 35 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi shtetasi D. A., ka dhunuar fizikisht, në banesë, bashkëshorten e tij, ndërsa vëllai i bashkëshortes, shtetasi E. Q., ka goditur me sende të forta shtetasin D. A
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



