E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një reagim adekuat për opozitën!
Lajme

Një reagim adekuat për opozitën!

Denis Dyrnjaja/

1. Berisha kuptoi sot se selinë e partisë nuk e merr dot me protesta, sepse u la i vetëm edhe nga bashkëudhëtarët e tij, ndërsa Basha ka tanimë një aleat të fortë ndaj kundërshtarit politik, policinë e shtetit me vete.

2. Nga sot ska më PD. Kjo parti pushoi së ekzistuari realisht edhe pse do të vijojë të ekzistojë me vulë, firmë kryetar, flamur anëtar formalisht në një ose dy versione.

3. Ka rënë opozitarizmi në Shqipëri. Përgjegjësi kanë si Berisha dhe Basha por veçanërisht i pari që mbrojti në vite të dytin dhe heshti për çdo “ekzekutim politik” të kundërshtarëve dhe një kurs të paqartë politik.

4. Nëse Berisha kërkon vërtetë vijimin e opozitarizmit në Shqipëri duhet të organizojë në mënyrë urgjente një tryezë të gjerë me faktorë dhe aktorë potencialë të jetës publike dhe shoqërore që jo domosdoshmërish të jenë demokratë. Duhet një debat i fortë tezash, qëndrimesh dhe strategjie krejt tjetër.

5. Hapja urgjente e një debati real dhe jo formal “alla foltore” do të krijonte besimin e krijimit të një opozite ndryshe, të besueshme dhe me predispozitën për të krijuar alternativën reale kundër qeverisë

6. Opozita ka nevojë për fytyra të reja të pakonsumuara, pa frymëzim, të bajatura dhe të padëshiruara në popull.

7. Shqipërisë i duhet urgentisht një opozitë më kreative dhe dinamike, me personazhe karizamatikë që reflektojnë karakter, prestigj e besueshmëri të fortë publike.

8. Opozita nuk mund të gënjejë më veten me retorika boshe. E vërteta duhet parë me realitet. Ky model dhe këta njerëz që pretendojnë se përfaqësojnë sot opozitën brenda dhe jashtë selisë së PD nuk prodhojnë më besim.

9. Opozita e vërtetë dhe e besueshme është përtej tyre.

10. Vendi ka nevojë për një opozitë të re vitale dhe të pakomprometuar dhe të shantazhueshme si nga brenda dhe nga jashtë vendit.

11. Opozita nuk është muhabet banakësh mediatikë, por është mendim, krijim, aksion, veprim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.