Një rrugë në Tiranë mban emrin e pronarit të firmës Fusha
Brizida Gjikondi
Dhe për ta mbyllur me humor, por me sinqeritet… kërkoj falje për naivitetin.. pronari i firmes Fusha, mik i Bashës dhe i Veliajt, jo vetëm që është fitues i shumë shumë projekteve miliardere pa konkurencë, por është aq VIP me yll në ballë, sa emrin (dhe pse për se gjalli), e mban dhe një rrugë pranë Kodrës së Diellit në Tiranë….
I plotëson të gjitha kushtet për të qenë vip po spo flas më shumë se lidhjet e tij janë shokuese për vertetimin e skemës, biznes-drejtësi-krim-politik…… për vec pastrim gjelbërim, ndërtim, prishje Teatri, ndërtim kullash…etj etj etj.. po ndërton edhe hidrocental mbi të bukurën Vjosë…
Elektro Servisin nuk e njoh por ka nderin të jetë tek rruga e naltmadhnisë së tij, zeusit me yll ne ballë të për’për’perzgjedhurin e të gjithë klasës politike….
Robert Ndrenika, Mirush Kabashi, Roza Anagnosti etj etj…. nuk kanë emrat askund, nuk kanë si ti kenë, qeveriu njerëzit e artit i do kur kanë vdekur, për së gjalli do vetëm biznesmenët…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



