E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një sallë me qypa që s’bzajnë!
Publik News

Një sallë me qypa që s’bzajnë!

Ylli  Dylgjeri

Njerëz!

I patë dje në sallën kryeministrisë drejtorët e spitaleve shqiptare që nuk bëzajnë. Që nuk ndjejnë. Që nuk skuqen. Që nuk klithin. Që nuk marrin frymë përpara akuzave të kryeministrit shqiptar. Ja, këto janë drejtuesit që i vendos partia. Eunukët.

Ky eshtë integriteti profesional i pjesës më të ndriçuar të këtij vendi. Këto janë përfaqsuesit e parimeve universale? Edhe në mbledhjen e Ramiz Alisë, 25 vite, më parë u debatua, u kundërshtua, u refuzua, u fraksionua!

Si mund të besoj unë Ty o doktor që do të përballesh me dhimbjen, me vdekjen, se do më kthesh jetën, kur Ti nuk ndihesh, por hesht si fija e barit përballë çdo akuze. Jeni Ju pjesa më e ndriçuar e shoqërise, apo po ja fus kot unë?

Atëherë, Ju jeni ok me çfarë ju tha Kryeministri.
Qendrimi i djeshëm tregoj se po, jeni të paaftë të menaxhoni. Atëherë pse rrini më kot? Pse e zgjasni? Shkoni në shpi e bëni gjellën, apo vadisni lulet, dhe mos dërdëllisni vesh më vesh. E meritoni. Jeni të mbaruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.