Një telefonatë mbylli protestën e Sali Berishës?! Çfarë ndodhi gjatë tentativave për t’u rikthyer në PD
Pasi tentoi dy here te jera për t’u rikthyer në selinë blu, por ai dhe mbështetësit e tij u sprapsën nga forcat e policisë.
Pasi erdhi përqark unazës dhe rrugës së Lanës, Sali Berisha është tërhequr pas një telefonate që ka marrë në celular, siç deklaruan burime mediatike që kanë qenë pranë tij në ato momente.
Nuk bëhet me dije se kush e telefonoi Sali Berishën, por fill pas këtij komunikimi, ish-kreu i demokratëve, ka tërhequr turmën drejt banesës së tij nga ku njoftoi mbylljen dhe shpërndarjen e militantëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



