E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një tjetër bankë greke private në shitje
Publik News

Një tjetër bankë greke private në shitje

Kohët e fundit janë raportuar disa lëvizje në aksionet e bankave në Shqipëri, kryesisht atyre greke që operojnë në vendin tonë.

Pak kohë më parë, NBG (Banka Kombëtare e Greqisë), u ble nga Abi Bank, së fundi është raportuar se banka Societe Generale po tenton bashkimin me UniCredit. Banka Franceze Societe Generale ka filiale në Shqipëri dhe është banka e pestë më e madhe në vend dhe kjo do të kishte një efekt edhe në tregun bankar shqiptar.

Gjithçka ngelet ende për tu parë në këtë rast pasi pak javë më parë mediat bullgare njoftuan se Societe Generale po tërhiqej nga Europa Qendrore dhe Lindore, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ndërkohë që po ndodhin shitje dhe tentativa bashkimi apo largime, një tjetër bankë e rëndësishme e tregut shqiptar është duke kryer procedurat e shitjes.

Tirana Bank, ka marrë pesë oferta pasi nxori aksionet e saj në shitje.

Mësohet se disa nga ofertuesit janë një bankë libaneze, Fibank, Union Bank, Balfin Group dhe Abi Bank.

Duke qënë se ofertat janë duke u vlerësuar, ende nuk ka informacion të plotë se kush do të jetë fituesi, por një gjë është e sigurtë, Tirana Bankë është duke u shitur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.