Një tjetër kryebashkiak i Ramës i dënuar
Një tjetër kryebashkiak i Ramës është i dënuar me vendim të formës së prerë. Denoncimi i radhës është bërë nga Partia Demokratike dhe fjala është për kreun e Bashkisë së Matit.

Ne nje deklarate per mediat nga selia blu, Sekretari i Pergjithshem Gazment Bardhi ka publikuar edhe vendimin qe sipas tij fakton te shkuaren kriminale te te zgjedhurit te Rames per Matin, Agron Malajt.
“Vendimi i gjykatës që konfirmon dënimin me vendim gjyqesor të formës së prerë të Agron Malajt, kandidatit të Ramës për baskinë e Matit. I bejme kërkesë prokurorisë së përgjithshme dhe KQZ të veprojë pa asnjë vonesë”- tha ai.
Sipas Bardhit, eshte koha qe Rama të mos fshihet pas Malajt dhe te zgjehdurve te tjere me te shkuar kriminale.
Ky eshte denonciomi i peste i PD, per 5 kryebashkiake socialiste me te shkruar kriminale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



