Operacionin policor i koduar “Procesi” u realizua me sukses nga shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, bazuar në informacione të marra në rrugë policore.Në pranga ra në flagrancë shtetasi E. S., 32 vjeç, banues në Memaliaj.

Ky shtetas kishte shpyllëzuar një sipërfaqe toke në pyllin e fshatit Zhapokikë, Memaliaj, dhe po e përgatiste për të kultivuar fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan. në banesën e shtetasit E. S. u gjet dhe u sekuestrua një armë elektroshok, të cilin ky shtetas e mbante pa leje.

Në banesën e shtetasit E. S. u gjet dhe u sekuestrua një armë elektroshok, të cilin ky shtetas e mbante pa leje, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi L. K., 66 vjeç, kryeplak i fshatit Zhapokikë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.