E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një tjetër prezantuese e Top Channel shkon në TV Klan, ja kë emision do prezantojë
Publik News

Një tjetër prezantuese e Top Channel shkon në TV Klan, ja kë emision do prezantojë

Tash e disa muaj janë përhapur zëra se një emision i ri do fillojë në “TV Klan” i cili do i kushtohet operacioneve plastike e duket se projekti është konkretizuar dhe është zgjedhur edhe prezantuesja.

“Blitz.al” shkruan se do të jetë Kiara Tito, prezantuesja që dikur e shihnit tek “Top Select në Top Channel”, që do të prezantojë emisionin mbi operacionet plastike në “TV Klan” dhe pjesë e tij do jetë gjithashtu edhe Skerdi Faria i njohur si Doktori i VIP-ave.

Thuhet se xhirimet kanë nisur, por nuk dihet ende data se kur do të nisë transmetimin ky emision ku do të marrin pjesë VIP-a shqiptarë e do të flasin për operacionet që kanë kryer.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.