Një trup i pajetë gjendet në rezervuar/ Në vendngjarje ekspertët e kriminalistikës dhe mjekët ligjor
Policia deri në këto momente nuk ka bërë me dije emrin e tij pasi edhe për grupin hetimor është i paidentifikuar. “Blutë” po hetojnë për shkaqet e mbytjes ndërkohë që ka një perimetër të gjerë sigurie në zonë.
Deri tani policia nuk ka bërë me dije nëse në trupin e personit të gjetur të mbytur në ujërat e Rezervuarit të Gjançit janë konstatuar shenja dhune apo elementë të tjerë.
Ajo çfarë dihet është se në vendin e ngjarjes krahas grupit të hetimit dhe ekspertëve të kriminaliatikës kanë qenë edhe mjekët ligjorë.
Për identifikimin e të mbyturit policia e juglindjes ka kërkuar edhe ndihmën e banorëve të zonës, por deri tani edhe ata e kanë pasur të pamundur identifikimin e tij, çka edhe për policinë hedh dyshime që të mos jetë banor i fshatrave të Njësisë Administrative Vithkuq.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



