E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një vëzhgues dhe dy gjuajtës/ Detaje të reja nga atentati në lokalin e Fatjon Muratit, gjendet makina e djegur
Uncategorized

Një vëzhgues dhe dy gjuajtës/ Detaje të reja nga atentati në lokalin e Fatjon Muratit, gjendet makina e djegur

Pesë shtetas përfunduan të plagosur dhe grua u vra aksidentalisht nga një atentat i kryer nga dy persona, që hapën zjarr me armë automatike në lokalin e Fatjon Muratit në “Don Bosko”. Raportimet e fundit janë se në atentati ka qenë i mirëorganizuar dhe në këtë ndërmarrje kanë marrë pjesë më shumë se dy persona.

Përveç dy atentatorëve, një tjetër ka mbajtur rolin e vëzhguesit. Ndërkohë, është gjetur e djegur tërësisht edhe makina me të cilën është kryer atentati. Ajo ndodhet në një kryqëzim, që të çon në Likmetë dhe të nxjerr në rrugën kryesore Fushë Krujë-Milot


Në makinë janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov, që janë përdorur nga atentatorët. Hetuesit dhe ekspertët e kriminologjisë kanë mbërritur në vendngjarje me shpresën se do të gjejnë prova që të dërgojnë te atentatorët.

Dyshohet se shënjestra ka qenë Fatjon Murati, një njeri i njohur në botën e krimit. Ai është nën masën e arrestit të shtëpisë, por kur policia ka shkuar për ta marrë në pyetje disa ditë më parë, ai nuk ka qenë në banesën e tij. Lokali ku ndodhi ngjarja është pronë e Muratit, por ishte nën sekuestro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.