Një yll tjetër shqiptar do na bëjë krenarë, ja kush do “zërë vendin” e Duas dhe Ritës
Tashmë kemi prej disa vitesh që në tregun botëror muzikor disa këngëtare janë duke na bërë krenarë. Po flasim pikërisht për Rita Orën, Dua Lipën, Era Istrefin, Stanaj si dhe Bebe Rexhën. Por mesa duket, do të lindë një tjetër yll shqiptar që do të konkurrojë pranë tyre.
Me dy bashkëpunime me D.J e famshëm David Guetta, 25-vjeçarja me origjinë nga Kosova, e cila quhet Amanda Ava Koçi ka arritur që këngët e saj të klasifikohen në krye të top-listave muzikore në Europë edhe më gjerë. Emri i saj i artit është Ava Max dhe së fundmi bukuroshja ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Jason Derulo, që pritet të kthehet shumë shpejt në një superhit.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



