E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një zonjë te cepi i Urës Lanës!
Publik News

Një zonjë te cepi i Urës Lanës!

Ilir Kadia
Ndala para saj! Mbështetur në bordurë të Urës Lanës rrethuar me rraqet e saj, ajo thurrte një triko me sytë mbushur ëndrra!

Për vajzën e vajzës a të djalit se di?! Apo fëmijën e saj se ende ish e re e flokëverdhë.

Cili është fati që e ka hedhur në rrugë si letër e grisur bixhozi?!

As këtë se di! Por di që e kemi një Institucion që fateve të tilla u del në ndihmë!

E kam një rast më parë me një burrë të te varrfër që u bë “njeri”!

Tani mezi pres që Drejtoresha e Institucionit të më marrë në telefon e të më thotë se zonja që thurrte bluzën rozë tek Cepi Urës Lanës sapo u strehua dhe i ka mbetur nga bluza të thurrë vetëm jakën… e mbesës!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.