Njëra nga viktimat e masakrës në Itali, mikesha e kryeministres Giorgia Meloni
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë ditën e djeshme pasi 3 gra janë vrarë dhe 4 persona janë plagosur. Sipas mediave italiane ngjarja tragjike për motive pronësie ka ndodhur në orën 9.30 të mëngjesit të së dielës në një lokal në via Monte Giberto, në Fidene.
Një 57-vjeçar i identifikuar si Claudio Campiti hyri brenda me një armë në dorë, bllokoi dyert dhe shkoi drejt tavolinës ku ishin ulur disa persona dhe qëlloi shumë herë ndaj tyre. Siç raportojnë dëshmitarët, 57-vjeçari ka thirrur “Do t’ju vras të gjithëve”. Ai ka Sabrina Sperandio, Elisabetta Silenzi dhe Nicoletta Golisano, presidente, kontabiliste dhe sekretare e një kompanie dhe plagosur katër persona të tjerë.
Nicoletta Golisano, një nga gratë e vrara nga Claudio Campiti në zonën Fidene në Romë, ishte një mike e kryeministres italiane Giorgia Meloni. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministrja, e cila ka vendosur ta shprehë dhimbjen e saj në rrjetet sociale.

Autori është arretuar dhe dërguar në një stacion policie në jug të Romës për t’u marrë në pyetje, por ai ka heshtur para hetuesve duke mos iu përgjigjur ansjë pyetje. Në momentin e arrestimit, 57-vjeçarit iu gjetën gjithsej 170 fishekë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



