Njëri nga viktimat e aksidentit të rëndë në Lezhë

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 2:20, kështu raporton Policia në informacionin paraprak të saj.
Nuk dihet nëse shkaqet kanë ardhur vetëm nga njëra palë, por raportohet se shpejtësia ka qenë arsyeja kryesore e aksidentit fatal. Njëri prej të rinjëve që humbi jetën është Gentian Toma, ndërsa personi tjetër është Robert Ejlli.
Viktimat janë të moshës 23 dhe 36 vjeç. Ndërsa bëhet me dije se kamioni që është përplasur me makinën e të rinjëve ishte e tipit “Mercedes Benz” me targa AA929FP.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



