E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njeriu më i pasur në botë zyrtarisht pronari i Twitter/ A do të rikthehet Donald Trump?
Publik News

Njeriu më i pasur në botë zyrtarisht pronari i Twitter/ A do të rikthehet Donald Trump?

Kërkesa e republikanëve pak orë para finalizimit të marrëveshjes

Tashmë është zyrtare. Njeriu më i pasur në botë  Elon Musk është pronari i një prej mediave kryesore sociale në botë, Twitter.

1

Republikanët në dhomën e Përfaqësuesve të SHBA i kanë mirëpritur raportet e një marrëveshje të mundshme që u finalizua mbrëmjen e sotme.

Pak orë para nënshkrimit të saj, ata kanë bërë një reagim duke kërkuar rikthimin e ish-presidentit amerikan në këtë rrjet social.

“Hej Elon Musk, është një javë e mrekullueshme për rikthyer sërish Donald Trump”, shkroi në llogarinë e saj Dhoma e Konferencës Republikane që aktualisht përfaqësohet nga 209 ligjvënës.

Si u përjashtua Donald Trump nga Twitter

“Twitter”, vendosi të bllokojë përfundimisht llogarinë e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump më 11 Shkurt të vitit të kaluar për nxitje të vazhdueshme të dhunës.

Drejtori financiar i kompanisë “Twitter”, Ned Segal, u shpreh asokohe se Trump nuk do lejohej të hapë një llogari në këtë rrjet social edhe nëse kandidon sërish për president të SHBA-ve.

Në janar, pas sulmit të mbështetësve pro-Trump në Kapitol Hill, “Twitter” pezulloi dhe më pas fshiu llogarinë e Donald Trump.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.