E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njeriu që ndihmoi Ramën në vendosjen e censurës, u soll ndryshe në Maqedoninë e Veriut
Lajme

Njeriu që ndihmoi Ramën në vendosjen e censurës, u soll ndryshe në Maqedoninë e Veriut

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, shpreh mbështetjen e tij për nismën për vetë-rregullimin e mediave online në Maqedoninë e Veriut, i cili u prezantua sot nga Këshilli i Etikës së Medias së bashku me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Dhomën e Ekonomisë.

330281

Vetë-rregullimi i mediave është një mekanizëm i dobishëm për promovimin e informacionit cilësor, ruajtjen e lirisë së editorialit dhe forcimin e besueshmërisë së mediave,” tha Désir, cituar nga faqja e OSBE.

Nisma synon të promovojë vetë-rregullimin e mediave online përmes, ndër të tjera, financimit transparent; angazhimin e mediave në internet për të respektuar Kodin e Gazetarëve; dhe publikimi i vendimeve nga Këshilli i Etikës së Medias. “Shpresoj që kjo punë e përbashkët nga disa organizata në Maqedoninë e Veriut të jetë e dobishme për platformat e mediave online, si dhe për komunitetin e gjerë të mediave,” përfundoi Désir.

Por, çfarë tha një ditë më parë për Shqipërinë? Désir tha se ligji i propozuar nga mazhoranca socialiste ishte konsultuar me OSBE-në.

Kur Edi Rama postoi online një mesazh të martën, ku thuhej se paketa ligjore anti-shpifje është e dakordësuar 100 përqind me ekspertët e huaj, shumëkush në redaksitë e Tiranës mbeti i habitur.

Këshilli i Europës sapo kishte lëshuar një prej deklaratave më të forta të bëra ndonjëherë kundër nismës së Edi Ramës, përmes Dunja Mijatoviç.

Më vonë, vetë Brukseli kërkoi që Shqipëria t’i referohet Këshillit të Europës për çështjen e projektligjeve. Komisioni Europian u shpreh sërish i pakënaqur me mungesën e reflektimit nga qeveria shqiptare.

Por mbrëmja nuk ishte mbyllur ende, kur përfaqësuesi për Lirinë e Medias në OSBE, Harlem Desir postoi një mesazh që i turbulloi ujërat. Mesazhi me kuptim të dyfishtë, nënkuptonte se Desir mund të jepte dritën jeshile për nismën kontroverse të qeverisë, pasi asaj i ishin bërë disa ndryshime, të cilat megjithatë nuk shkonin te thelbi i problemit.

Me të drejtë, dikush vuri re se Harlem Desir po komunikonte nga llogaria e tij personale në rrjetet sociale. Asnjë deklaratë nuk u lëshua publikisht nga OSBE. Asgjë nuk u tha nga zyra e tyre në Tiranë apo në Vjenë.

Me fjalën e Desir, qeveria nxitoi të mërkurën të kalojë projektligjet për votim në Kuvend, pavarësisht zemërimit të gazetarëve dhe protestës së tyre, që gjeti simpatinë dhe mbështetjen e mediave më të mëdha në botë, që nga Nju Jork Tajms e me radhë.

Por kush është Desir, njeriu që lejoi vendosjen e censurës në Shqipëri?

Francezi ka qenë ish-sekretar i parë i Partisë Socialiste franceze. Kur kjo parti po njihte ditët më të zeza, ai arriti të sigurojë një nga postet më të mira në OSBE. Më të mira sidomos sa i përket pagesës.

Gazeta ‘L’Opinion’ në Francë shkruan se ai merr plot 122.195 euro në vit, të pataksuar. Me fjalë të tjera, një pagë e ngjashme me atë të nënsekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Por nëse mendoni se paga e tij nuk do dalë nga xhepat e shqiptarëve, gaboheni. OSBE është një institucion që i merr fondet nga të gjithë vendet anëtare, dmth edhe nga Shqipëria.

Harlem po ashtu ka miqtë e tij në Tiranë dhe e ka vizituar disa herë kur ishte Sekretar për Çështjet Europiane.

Teksa për Maqedoninë e Veriut, Desir ofron vetërregullim të medias dhe i përshëndet këto nisma, ai në Shqipëri përkrahu një projektligj që ka tronditur të huajt dhe vendas.

Nuk është çudi se përse Maqedonia e Veriut na parakalon kur bie fjala për integrimin. Ironia është se po paguajmë shtrenjtë me paratë tona vendosjen e censurës.

 

 

 

 

 

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.