E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njihuni me 3 shenjat që nuk e harrojnë dot dashurinë e parë
Our Story

Njihuni me 3 shenjat që nuk e harrojnë dot dashurinë e parë

Ka njerëz që, sapo një marrëdhënie përfundon, largohen dhe e vazhdojnë jetën si të mos ketë ndodhur asgjë. Por ka edhe nga ata që përjetojnë ndarjen si një tërmet emocional. Janë ata që, kur hyjnë në një lidhje, e bëjnë me gjithë zemër. Dhe kur ajo përfundon… zemra u mbetet aty.

Dashuria e parë për këto shenja të horoskopit nuk është thjesht një kujtim. Është një plagë që s’mbyllet lehtë. Njihuni me shenjat që nuk e harrojnë kurrë dashurinë e parë:

Demi

Demat nuk bien lehtë në dashuri. Mund të kenë shumë njohje, por kur dikush u hyn në zemër, bëhen të palëkundur. E marrin seriozisht, shumë seriozisht. Janë nga ata persona që, edhe kur marrëdhënia fillon të lëkundet, nuk dorëzohen menjëherë. Luftojnë për të, qëndrojnë, japin gjithçka – vetëm për të qenë të sigurt që nuk lanë asgjë pa provuar.

Pikërisht kjo përkushtim e bën ndarjen të dhimbshme. Sepse për Demin, lidhja nuk ka qenë thjesht kapitull i jetës, por vetë libri. Kur gjithçka mbaron, ngelet i ngecur në kujtime, në pyetje pa përgjigje, në “po sikur…”. Dhe shpesh, e idealizon të kaluarën, edhe kur nuk ka qenë perfekte.

Gaforrja

Të ndjeshme, emocionale dhe shumë të lidhura me ndjenjat – Gaforret janë zemra e butë e zodiakut. Megjithatë, pasiguritë e tyre i çojnë herë pas here drejt lidhjeve që nuk zgjasin, ose ndaj njerëzve që nuk u sjellin qetësi. Por kur dashurojnë me gjithë qenien, krijojnë një lidhje të thellë, që nuk zëvendësohet lehtë.

Nëse ndarja ndodh – veçanërisht nëse ata kanë qenë shkaktarët – fajësia dhe mallkimi i “çfarë mund të kishte qenë” i ndjek për një kohë shumë të gjatë. Gaforrja është nga ato shenja që nuk harrojnë lehtë, e që edhe vite më vonë, e kujtojnë personin e parë si të pazëvendësueshëm. Sepse dashurinë e parë nuk e panë si një përvojë, por si një premtim që, për fat të keq, nuk u mbajt.

Luani

Luani është zemërzjarrtë. Kur dashuron, nuk e bën kurrë me gjysmë mase. Ëndërron me sy hapur, e jeton lidhjen si një film romantik, ku çdo skenë ka peshë dhe çdo ndjenjë është absolute.

E për këtë arsye, ndarja nuk kalon pa gjurmë. Mund të mos e tregojë menjëherë, por kujtimet i ruan si thesare të shenjta. Një puthje, një përqafim, një ditë e veçantë – për Luanin janë kujtime që nuk zbehen. Edhe kur kalojnë vite, do e gjesh duke folur për atë histori të parë me një shkëlqim në sy, si të ishte dje. Sepse për të, dashuria e parë ishte e madhe, e pastër dhe… e paharrueshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.