Njihuni më banorët e BBV 3

Alfio Rrotani është shef kuzhine dhe sipërmarrës, i cili nga sot do të jetë edhe banori më i ri i shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Ai njohet si një nga djemtë më simpatikë të Shqipërisë dhe Kosovës, teksa vjen në “Big Brother VIP” për të pshfaqur veten ndryshe.
Bëhet fjalë për Meriton Mjekiqin, moderator dhe këngëtar 28-vjeçar.
Meriton Mjekiqi ka lindur në Gjermani në 23 maj të vitit 95. Prej moshës 9-17 vjeç është angazhuar me sporte të ndryshme si; Box, futboll. Ka nis punën në moshen 17 vjeçare si gazetar dhe reporter terreni.

Rike Roçi priti që në nisje të spektaklit, pa e ditur nëse do të futej në “Big Brother VIP”.
Por përveç kësaj sfide, Vëllai i madh vendosi që duhet të vendosnin banorët e tjerë, nëse Rikja do t’i bashkohej shtëpisë.

Ervin Gonxhi, violinist, kompozitor, producent muzikor është banori i rradhës që i bashkohet “Big Brother VIP”.
Ai ka lindur në Tiranë në 30 mars 1985 dhe jeton në Tiranë me bashkëshorten dhe djalin.
Ish-pjesëtar i grupit të mirënjohur muzikor “Threedots”, Ervini ka kompozuar hite për këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare. Krahas punës individuale, Ervini është aktualisht pjesë e Batalionit B13, banda e parë e muzikës orientale në Shqipëri (live music në dasma, koncerte)…
Prej 18 vitesh, është praktikant i fesë muslimane dhe falet 5 herë në ditë, teksa shprehet se nuk do ndalet ta bëjë këtë edhe brenda shtëpisë së “BBVIP”. Ai tha se edhe ushqimi ne do të ndarë, hallall”.

Aktorja Egla Ceno do të vijë ndryshe.
Ajo është banorja më e re e “Big Brother VIP”, duke “shkelur” bindjen e saj, që dikur thoshte se nuk do hynte kurrë në këtë spektakël. Ajo shprehet se nuk e di se çfarë duhet të presë nga kjo eksperiencë, por do i presë gjërat si të vinë.
“Nuk ka nevojë ta mbushni shtëpinë me shumë banorë sepse unë 7-8 personalitete i kam vetë. O Zot na ruaj”-tha ajo në klipin e saj.

Dy “Big Brother” njëri pas tjetrit, kjo është historia e Heidi Bacit, e cila sot i bashkohet shtpisë më të famshme në Shqipëri.
Heidi Baci ka lindur në 19 gusht 1997. Me origjinë babi i saj nga Shkodra por familja e saj ka jetuar në Durrës para se të zhvendoseshin në Itali (Pescara), në kërkim të një jete më të mirë, në vitin 1996. Heidi është lindur dhe rritur në Vasto (Pescara), një qytezë bregdetare, Itali. Gjatë periudhës së studimeve është marrë dhe me modeling.

Vesa Smolica është banorja e rradhës që i bashkohet “Big Brother VIP” 3.
E lindur në Gjakovë, Kosovë, ajo është këngëtare e afirmuar në tregun muzikor shqiptar. Me shumë pjesëmarrje në festivalet e këngës, fillimet e saj lidhen me “Gjeniu i Vogël”, The Voice of Albania”. Ka marrë pjesë në “Top Fest” dhe “Kënga Magjike” dhe disa festival këngëtare. Aktualisht moderon një program radiofonik në Prishtinë.
Ajo shprehet se shtëpisë së BBVIP do i sjellë humor, por dhe gricje të vogla, pasi është një karakter i fortë.

Ledjona ka lindur në 19 mars 1989. Ka lindur në Skrapar por është rritur në Korçë, që prej moshës 5-vjeçare, kur familja e saj u shpërngul aty.
Punën si gazetare e ka nisur në vitin 2011, si korrespondente e Korçës për media të ndryshme.
Në vitin 2021, Ledjona vendosi të shpërngulej në Tiranë bashkë me vajzën. Në këtë vit nisi punën tek emisioni investigativ “Piranjat”. Ka bërë disa tema të forta që janë bërë virale, si gjurmimi i pedofilëve, maniakëve dhe abuzuesve të tjerë.
Është e divorcuar dhe jeton në Tiranë me vajzën 12-vjeçare, Mihaela, të cilën e rrit e vetme.

Sara Gjordeni, 27-vjeçare nga Berati, është shpallur Miss Globe në moshën 19 vjeç , e më pas bëhet moderator në InTV ku moderonte një program live për 3 ore transmetim. Më pas ka punuar për një kohë të shkurtër në Vizion Plus në programin e Binjakëve Veshaj. Më pas punoi si juriste, profesion që e ushtron dhe sot dhe është profesioni për të cilin edhe ka studiuar.

Romeo Veshaj është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP.
Teksa në “Big Brother VIP 1” vëllai i tij Donald Veshaj arriti deri në finale por pa mundur të rrëmbejë çmimin e madh, këtë herë Romeo ka vendosur të luaj për të arritur deri në fund.

Romeo Veshaj është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP.
Teksa në “Big Brother VIP 1” vëllai i tij Donald Veshaj arriti deri në finale por pa mundur të rrëmbejë çmimin e madh, këtë herë Romeo ka vendosur të luaj për të arritur deri në fund.

I fshehur mes publikut në studion e “Big Brother VIP”, Elvis Myrtaj u prezantua si banori më i ri i shtëpsië më të famshme në Shqipëri.
Elvisi ka lindur në Elbasan më 16.08.1986 dhe është gazetar i kronikës së zezë në televizionin “Fax News”. Ai është bërë viral për disa lapsuse gjatë raportimeve, teksa tha se tashmë është koha që t’i futet dhe botës së “show biz”-it.

Gazmend Ujkashi njihet për batuat e tij, por në këtë “Big Brother” ai do të sjellë shumë më shumë.
I lindur në Tiranë më 28.01.1964, ai është me profesion kozmetolog. Hobi i tij është edhe të këndojë dhe të luajë në kitare dhe piano sekondare.
Ai surprizoi banorët e tjerë, pasi hyri në shtëpi me robdeshambër dhe duke kërcyer me tre balerina seksi pranë pishinës.

Ajo është një nga personazhet më të njohura në Shqipëri, por sot nuk i ka thënë askujt se do të jetë pjesë e spektaklit të “Big Brother VIP”.
Roza Lati dhe nëna e saj, Rita Lati kanë qenë gjithmonë të pandashme, por duket se këtë herë Roza ka vendosur të sfidojë veten, duke hyrë në BBVIP. Teksa Rita nuk e di për këtë vendim, ajo mendon se Roza ndodhet në Itali.

Dikur mahniste tifozët me talentin e tij, por fatkeqsisht një dëmtim e detyroi të braktiste ëndrrën e tij më të madhe, të ishte një futbollist profesionist.
Gabriele Mezini, i lindur në Tiranë më 5.02.1994, është ish-futbollisti i cili, sot i bashkohet shtëpisë së “Big Brother VIP”, si banori i rradhës i shtëpisë më të famshme në Shqipëri

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



