E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njihuni me fqinjët!
Publik News

Njihuni me fqinjët!

Fizikisht njerëzimit me teknologjinë aktuale i duhen miliona e miliona vite që të shkëputet nga galaksia e vet dhe të udhëtojë drejt galaksive fqinje.

Megjithatë, po falë teknologjisë këto galaksi janë vetëm një shkrepje larg. NASA publikoi fotot më të pastra e njëkohësisht mahnitëse të përfituara falë punës së teleskopit Hubble.

Imazhet janë pjesë e një projekti të quajtur “LEGUS”, akronim për “Legaxy ExtraGalactic UV Survey” me të cilin studiuesit e agjencisë hapësinore ndërkombëtare po punojnë prej vitesh.

Projekti synon ndërtimin e një atlasi gjigant me imazhe me ngjyra, që do të shërbejë për kuptimin dhe ndërtimin e hartave më të sakta për atë pjesë të universit që njeriu është në gjendje të shohë deri më tani, e që falë teknologjisë nuk është i vogël.

Kureshtjen e publikut, NASA e ka shuar disi me publikimin e një katalogu të vogël.

“Nuk kemi patur kurrë më parë një katalog yjësie me foto, ku është përdorur teknologjia me rreze ultravjollcë”, thotë e emocionuar Daniela Calzetti, e Universitetit të Masachusetts.

Rrezet ultravjollcë mundësojnë që në imazhet e shkrepura të fiksohen edhe yjet më të rinj e në formim e sipër, drita e të i cilëve është tepër e zbehtë për t’u kapur me metodat tradicionale.

 
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.